Argjira dhe Graciano na sjellin urimin më të ngrohtë për dëgjuesit e TAR!
“Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” sjell një atmosferë të ngrohtë festive me urimet më të veçanta të artistëve tuaj të preferuar dhe figurave më të njohura publike, të cilat janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë. Një urim special vjen edhe nga çifti më i përfolur i momentit, Argjira & Graciano.
Hello, të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radio. Një përqafim shumë i ngrohtë nga unë Argjira dhe një përqafim shumë i zjarrtë nga unë Graciano. Ju dëshirojmë një vit të mbarë, plot shëndet, dashuri dhe mbi të gjitha të keni lek. Gëzuar 2023, të jetë një vit i mbarë, plot suksese, shumë më i mbarë sesa ai i kaluari. Ju përqafojmë fort të dy!
“Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” do t’ju shoqërojë deri në orët e vona të pasdites, qëndroni me ne teksa po përgatisni darkën tuaj të Vitit të Ri, pasi surprizat do të jenë të shumta.