Cilat janë ato? Këto dy pije ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme!

vovalbania January 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cilat janë ato? Këto dy pije ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme!

Kombinimi i kafesë dhe çajit jeshil jep rezultate pozitive kur bëhet fjalë për shëndetin e personave me diabet të tipit 2, thonë ekspertët nga Japonia. Kombinimi i propozuar potencialisht zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë dhe është e nevojshme që kjo pije të konsumohet të paktën një herë në ditë.

Një studim i ri i kryer në Universitetin Kyushu, si dhe në Spitalin Hakujiuji, ku studiuesit shikuan se si konsumimi i çajit jeshil ndikon tek njerëzit që tashmë kanë diabet, dha rezultate pozitive. Ata studiuan 4,923 të anketuar, mosha mesatare e të cilëve ishte 66 vjeç dhe hulumtimi zgjati rreth pesë vjet.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që pinin më shumë se katër filxhanë çaj jeshil në ditë kishin një rrezik 40 për qind më të ulët të vdekjes pas përfundimit të studimit. Ashtu si çaji jeshil dhe kafeja, ai ka një efekt në uljen e rrezikut të zhvillimit të diabetit. Studimi u publikua nga revista “BMJ Open Diabetes Research&Care.

“Kombinimi i çajit jeshil dhe kafesë uli ndjeshëm vdekshmërinë, deri në 63 për qind”, deklaruan studiuesit. Ata që pinin katër ose më shumë filxhanë çaj, dy ose më shumë filxhanë kafe kishin rezultatet më të mira. Ekspertët rekomandojnë që të pini kafe dhe çaj jeshil pa shtuar sheqer apo qumësht në mënyrë që efekti të jetë i plotë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE