SHBA, kryhet ekzekutimi i parë i një personi transgjinor!
Në Missouri është kryer ekzekutimi i parë në SHBA i një personi transgjinor. Amber McLaughlin, e cila ishte shpallur fajtore për një vrasje të kryer në vitin 2003 iu nënshtrua injeksionit vdekjeprurës. “McLaughlin u shpall e vdekur në orën 18.51,” njoftoi Departamenti i Korrigjimeve në Misuri me anë të një deklarate. “Më vjen keq për çfarë kam bërë. Jam një njeri i dashur dhe i kujdesshëm,”-kishte shkruar në deklaratën e saj të fundit McLaughlin.
Ekzekutimi i McLaughlin, i pari në SHBA këtë vit, është i pazakontë. Ekzekutimet e grave në SHBA janë tashmë të rralla. Përpara ekzekutimit të McLaughlin, vetëm 17 gra janë dënuar me vdekje që nga viti 1976, kur Gjykata e Lartë e SHBA rivendosi dënimin me vdekje pas një pezullimi të shkurtër, sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje.
Organizata jofitimprurëse konfirmoi se McLaughlin është personi i parë transgjinor që ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara. McLaughlin u dënua me vdekje për vrasjen e ish të dashurës së tij, Guenther në nëntor 2003. Sipas raportimeve ai e qëlloi me thikë dhe e përdhunoi në mënyrë të përsëritur ndërsa në parking dhe në kamionin e saj u gjetën njollat e gjakut.