“Kam shumë dhimbje…”/Adele zbulon problemin shëndetësor nga e cila vuan!
Ylli i muzikës botërore Adele ka folur së fundmi për një problem shëndetësor që ka ndikuar tek ajo gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas. Pasi këngëtarja ngjalli shqetësim te fansat pasi kishte vështirësi në ecjen gjatë shfaqjes në Las Vegas, ajo u shpreh se vuante nga dhimbjet e forta dhe kronike të shpinës.
Më duhet të eci kështu këto ditë pasi kam dhimbje të nervit shiatik shumë të keq.
Në vitin 2021, Adele zbuloi se dy herë më parë ishte përballur me disqe të rrëshqitura në shpinë. Duke folur me “The Face” ajo u shpreh se i ndodhi kur ishte 15-vjeçe dhe i shkaktoi dëme serioze.
Unë kam pasur dhimbje në shpinë për gjysmën e jetës sime, vërtet. Ajo shkaktohet, normalisht për shkak të stresit ose nga një qëndrim i keq.
Rikujtojmë, se artistja së fundmi ka zbuluar se do të pushojë për pak kohë nga muzika pas shfaqjeve të saj në Las Vegas. Artistja ka zbuluar se po planifikon të marrë një diplomë në Letërsi Angleze. Këngëtarja, e cila publikoi videoklipin e këngës së saj të re “I Drink Wine” tha se do të donte të kishte shkuar në universitet pasi kishte lënë shkollën.
Adele është një nga yjet më të njohur të muzikës në mbarë botën, me këngët e saj që dëgjohen nga fansat pavarësisht nga gjuha. Ngritja e Adele në karrierë filloi në vitin 2009 me publikimin e albumit të saj të parë në studio “19”, i cili shiti mbi 2.2 milion kopje në muajt e parë dhe me të erdhën edhe çmimet e saj të parë Grammy. Adele ka shitur mbi 100 milionë disqe në mbarë botën.