Karim Benzema dhe Caroline Garcia, sportistët më të mirë të vitit 2022!
Gazetarët sportivë zgjodhën sportistët më të mirë francez të vitit 2022 si pjesë e çmimit të UGSF. Çmimi u hodh për herë të parë dhe në votim morën pjesë 3000 anëtarë të Unionit të Gazetarëve Sportiv të Francës. Në mesin e meshkujve, Karim Benzema u njoh si atleti më i mirë i vitit, i cili fitoi La Ligën dhe Champions League me Real Madrid dhe gjithashtu u bë “pronar” i Topit të Artë 2022.
Sulmuesi i PSG -së dhe Francës, Kylian Mbappé përfundoi i dyti. Te femrat vendin e parë e zuri tenistja Caroline Garcia, ndërsa e dyta u shpall çiklistja Pauline Ferran-Prevost.
Rikujtojmë, se Karim Benzema i dha fund karrierës me përfaqësuesen e Francës. Nëpërmjet një postimi të shkurtër në Twitter, në ditëlindje e tij të 35-të pa u mbushur 24 orë nga finalja e Kupës së Botës “Katar 2022”, sulmuesi i Realit të Madridit e mbylli historinë e tij me “Les Bleus”. “Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë!
Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron,”-shkruajti Benzema mbi një foto të tijën me fanellën e “Gjelave”. Benzema është aktivizuar në 97 ndeshje me “Gjelat” dhe ka shënuar 37 gola. Suksesi i vetëm i tij me Kombëtaren u shënua në Nation League 2020-2021. Gjithashtu është aktivizuar edhe me moshat e Francës, duke fituar Kampionatin Europian U-17 në vitin 2004.
Benzema u shpall fajtor për shantazh seksual ndaj një futbollisti tjetër francez rreth një viti më parë. Sipas BBC-së, një gjykatës dënoi Benzema-në me një vit burg me kusht dhe e urdhëroi atë të paguajë një gjobë prej 75 mijë eurosh. Skandali tronditi komunitetin e futbollit në Francë dhe të dy lojtarët humbën vendet e tyre në Kombëtare. Rasti daton qershorin e vitit 2015, kur që të dy futbollistët ndodheshin në një kamp stërvitor francez.