Roboti që do të marrë pjesë për herë të parë në gjyq!

vovalbania January 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roboti që do të marrë pjesë për herë të parë në gjyq!

Një kompani pretendon se roboti i krijuar prej tyre do të luajë një rol të rëndësishëm në një çështje në gjykatë. Nëse kjo ndodh do të jetë hera e parë që një robot do të përdoret si avokat. Lajmi u publikua në revistën “New Scientist”, ku shpjegohet se inteligjenca artificiale do të instalohet në telefonin e të pandehurit.

Roboti do të dëgjojë në gjykatë të gjithë procesin dhe më pas do të këshillojë të pandehurin përmes një kufjeje. Programi është krijuar nga kompania “DoNotPay”, e cila thotë se ka krijuar avokatin e parë robot në botë. Në fillim, roboti ishte krijuar që të merrej me gjobat e parkimit të konsideruara të padrejta. Më pas, programi u zgjerua duke përfshirë shërbime të reja.

“Avokati i parë robot lufton korporatat, mposht burokracinë dhe padit këdo vetëm duke shtypur një buton”, thuhet në faqen zyrtare të kompanisë. Çështja e parë ku do të marrë pjesë inteligjenca artificiale zhvillohet në shkurt, por sipas “New Scientist” nuk është bërë i ditur as vendi dhe as çështja.

Rikujtojmë, se inxhinierja mekanike Josie Hughes është angazhuar në krijimin e një roboti që mund të asistojë në vjelje. Roboti i saj, mund të mbledhë mjedra me ndihmën e inteligjencës artificiale duke ndihmuar kështu në bërjen e bujqësisë më efikase dhe me kosto efektive, si dhe në zgjidhjen e mungesës së fuqisë punëtore. Hughes thotë për CNN se avantazhet e tyre nisin me faktin që mund të punojnë për 24 orë në ditë pa u lodhur.

Ndërkaq, roboti më i fundit nga fondacioni OpenAi i themeluar nga Elon Musk i mahniti vëzhguesit me aftësinë e tij në të shkruar dhe zotësinë e tij në kryerjen e detyrave komplekse. Sistemi i quajtur ChatGPT, është evolucioni i fundit në familjen GPT të inteligjencës artificiale në gjenerimin e tekstit. Ndryshe nga sistemi i mëparshëm nga kompania, ChatGPT ka dalë për këdo që do ta përdorë dhe është falas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE