Megi Pojani, moderatorja më e re në TCH, ja ku do ta shihni!
vovalbania
January 06, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
E njohur gjerësisht nga rrjetet sociale, Megi Pojani do të jetë moderatorja e re e “Fan Club” në Top Channel.
Promoja zyrtare ka bërë të ditur se do të jetë Megi dhe jo Dojna Mema këtë sezon në drejtimin e programit që flet mbi dinamikat e BBVIP.
Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Megit në moderim pas “Maskat” një rubrikë në programin “E diell”.
Kujtojmë që Megi ishte edhe finaliste në talent show-n “Dancing with the Stars” që e mbylli siparin pak ditë më parë.