Danimarka e mbylli vitin 2022 me një sukses të jashtëzakonshëm!
Për Danimarkën viti 2022 ka qenë tërësisht ndryshe. Nuk ka pasur grabitje bankash. Nëse në vitin 2000 kishte 221 “goditje”, pothuajse një për çdo ditë hapjeje, numri është ulur ngadalë, por në mënyrë progresive, derisa ka rënë në më pak se 10 në vit që nga viti 2017. Sipas sindikatës daneze të punonjësve të financave, Finansforbundet, arsyeja duhet të gjendet në reduktimin e përdorimit të parave të gatshme në vitet e fundit. Kjo situatë ka bërë që bankat të reduktojnë shërbimet e cash-it.
Nga rreth 800 degë bankash në Danimarkë, vetëm rreth 20 kanë ende staf që trajton depozitat dhe tërheqjet, shumica e klientëve përdorin afërsisht 2,000 ATM-të e vendit. Sipas Bankës Qendrore Daneze, nëse në vitin 2017, 23% e pagesave janë bërë me para në dorë, përqindja ka rënë në 12% në vitin 2022. Oandemia ka përshpejtuar trendin drejt “braktisjes” së parave. Tërheqjet e parave të gatshme kanë rënë rreth 75% gjatë gjashtë viteve të fundit, siç citoi Bloomberg të dhënat e bankës qendrore.
Duke kontribuar në uljen e grabitjeve sipas Michael Busk-Jepsen, drejtor i digjitalizimit të Finans Danmark , një shoqatë biznesi për bankat dhe institucionet e kreditit janë gjithashtu përmirësimi i sigurisë, sistemeve të mbikëqyrjes dhe sistemeve të alarmit, si dhe bashkëpunimi më i ngushtë me policia. Grabitjet po zvogëlohen edhe në vende të tjera. Nëse dikur grabitësit shkonin në bankë, tani ata shkojnë drejtpërdrejt te klientët. Në Danimarkë pagat janë mjaft të mira, por duhet të kemi parasysh edhe koston e shtrenjtë të jetesës në Danimarkë. Të ardhurat mesatare mujore janë 3102 euro.