Familjarët e Ledianit kundër lidhjes së tij me Elhaida Danin? Zbulohet si qëndron e vërteta, ja arsyeja që e shtyu nënën e tij të reagojë në sallë
Një gjest i bërë nga balerini Ledian Agalliaj në finale e Dancing With The Stars është përkthyer në media si konflikt mes tij dhe familjarëve për lidhjen e dashurisë që ai ka nisur me partneren e tij të kërcimit, Elhaida Dani.
Megjithatë duket se e vërteta qëndron ndryshe. Vip Magazine ka konfirmuar se Elhaida është mirëpritur nga familjarët e balerinit dhe madje vëllai i saj e ka mbështetur çiftin në spektaklin e kërcimit prej disa javësh.
Nga ana tjetër edhe nëna e balerinit e ndjek këngëtaren në rrjetet sociale, duke shuar kështu çdo aludim për qëndrim ndaj djalit për shkak të ndarjes nga ish e dashura e mëparshme, Ditjona Bora.
Gjithashtu nga sa kemi mundur të mësojmë, mundësia është që reagimi i ashpër i nënës së balerinit në skenë, moment i cili doli edhe në transmetim të ketë ardhur për shkak se gara po shkonte drejt fundit, dhe rezultati apo mbështetja në sallë, po favorizonin blogeren Sara Hoxha përballë djalit të saj dhe partneres së tij.
Lediani hyri në këtë format në një lidhje me ish partneren e tij prej shtatë vitesh, Ditjonën, me të cilën kishin marrë edhe një hap drejt fejesës. Megjithatë ai u dashurua me partneren e tij Elhaida Danin duke i dhënë fund lidhjes së shkuar.
Publiku e ka interpretuar këtë si një tradhti të mundshme, megjithatë këngëtarja në një reagim të gjatë publik i ka mohuar këto zëra duke konfirmuar se në momentin që ata kanë nisur lidhjen e tyre, të dy kanë qenë single. /Vip-Magazine/