“Me nerva dhe agresive gjatë BB VIP”, Arbana Osmani u kthehet si asnjëherë ndjekësve

vovalbania January 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Me nerva dhe agresive gjatë BB VIP”, Arbana Osmani u kthehet si asnjëherë ndjekësve

Ndryshe nga viti i kaluar, Big Brother Vip 2, nuk është pritur dhe aq mirë nga publiku. Kjo nga personazhet e zgjedhur, te sjellja e tyre dhe madje vetë sjellja e moderatores Arbana Osmani është kritikuar.

Shumë mendojnë se ajo këtë vit është më agresive me banorët. Aq shumë është pikasur, sa ndjekësit ia kanë thënë publikisht në fotot që ajo poston në Instagram.

Por, si duket, Arbana ka një përgjigje për të gjithë kritikët.

“Vetëm se nuk qesh kur temat janë serioze, nuk do të thotë që “rri me nerva”. Edhe vjet ka qenë njësoj, edhe këtë vit do të jemi njësoj. Po ju nga vjet kujtoni finalen, ajo ishte e fundit dhe finalet janë gjithmonë të bukura. Pozitiviteti aty është gjithmonë, se është pjesë e imja. Nuk zhbëhet, dhe sikur të dua”, është shprehur moderatorja.

Më tej, një koment tjetër shkruan se banorët janë arrogantë dhe një shembull jo i mirë për shoqërinë tonë.

Në përgjigje Arbana i shkruan: “Në sa vite drejtoj unë BB nuk lejoj asnjë fyerje për banorët në profilin tim. Nëse të jep kënaqësi të fyesh dikë online, ke plot platforma të tjera ku mund ta bësh lirshëm. Këtu jo.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE