Droni i parë për këtë edicion të ‘BBV 2’ është për Kiara Titon: “Më mungon…”
Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor dhe padyshim ka një vëmendje shumë të madhe nga publiku.
Banorët tanimë janë pjesë e rutinës tonë ditore dhe kurioziteti për ta është i madh. Kush do të nominohet? Kush do të largohet nga shtëpia? Kush debaton apo pëlqehet me kë e të gjitha këto.
Nga edicioni i kaluar një vëmendje shumë të madhe dhe kryefjalë e lajmeve ishin dhe dronet që dërgoheshin për banorët nga jashtë shtëpisë, teksa i pari është dërguar për këtë vit dhe është pikërisht për Kiara Titon. Një video e postuar nga stilisti Niko Komani na tregon se ka qenë ai dërguesi i kësaj surprize për bukuroshen.
Kiara , miss you o jeet