82-vjeçari tërhiqet nga puna falë një akti bamirësie nga një personazh i njohur në TikTok!
Një veteran 82-vjeçar amerikan, njëherazi edhe arkëtar i një rrjeti supermarketesh në SHBA më në fund është në gjendje të tërhiqet nga puna dhe të shijojë vitet e jetës që i kanë mbetur i qetë. Kjo është bërë e mundur falë një akti bamirësie nga një personazh i njohur në TikTok, i cili i dorëzoi Warren Marion, nga Cumberland, Maryland, një çek me 108,682 dollarë.
Një llogari në GoFundMe ishte krijuar për Marion nga Rory McCarty, një pronar biznesi i vogël me ndjekës të mëdhenj në TikTok. Një video që ai postoi në dhjetor është parë mbi tre milionë herë. Ai tha se ndjehej i frymëzuar të përpiqej të ndihmonte veteranin e moshuar, duke përdorur platformën e tij të mediave sociale për shkak të një historie të ngjashme suksesi që pa në TikTok.
Si pronar biznesi u habita kur pashë këtë burrë të moshuar ende duke shitur dhe duke punuar me turne të gjata nga tetë deri në nëntë orë.
Javën e kaluar, Marion pati ditën e tij të fundit në punë. Mediat vendase filmuan pensionistin duke ecur në parkingun e supermarketit me tullumbace dhe duke u përshëndetur nga duartrokitjet e njerëzve të dashur për të cilët kishte punuar për vite me radhë.