Gripi që kushton shtrenjtë, mijëra lekë për recetat!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gripi që kushton shtrenjtë, mijëra lekë për recetat!

Pasi dalin nga vizita tek mjeku, farmacia është ndalesa e radhës për qytetarët e sëmurë si nga virozat ashtu edhe gripi. Receta që paraqesin për të marrë ilaçet ka kosto dhe shkon deri në 5 mijë lekë, pa përfshirë këtu rastet kur nevojiten pajisje mjekësore. Farmacistja Alba Rustemi:

Receta që shkon në rreth 5 mijë lekë të reja përmban vitamina, antibiotikun edhe një ekspektorant shoqërues. Por, problemi lind kur duhet të marrin edhe një aparat aerosoli ekstra e që ka kosto pak më të lartë. Më i liri që ne sugjerojmë kushton 3 mijë e 500 lekë të reja.

Këto janë kosto të larta për t’u përballuar sidomos nga pensionistët, të cilët me vështirësi ia dalin të mbyllin muajin.

Kosto goxha e ngarkuar për pacientët, për ekonominë shqiptare, por janë ndërgjegjësuar dhe i kanë marrë të gjitha mjekimet siç iu ka thënë mjeku. Për t’u ankuar, patjetër që po.

Një pensioniste shprehet:

Më mbajti 8 ditë, mora antibiotikë dhe ato më kushtuan 11 mijë e 500 lekë për tre ditë. Totali shkoi aq shumë sa e prishi terezinë e muajit. Kush do na i paguaj neve? I paguajmë vetë.

Fundi i muajit dhjetor 2022, por edhe janari po shënohet nga fluks i lartë të sëmurësh, me gripin apo virozat që kanë prekur të gjitha grupmoshat. Temperatura e lartë, kolla, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes kanë qenë simptomat më të shpeshta që kanë zgjatur deri në 10 ditë./Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE