“Një përqafim do të jap”, Kiara dhe Luizi ndajnë çastin e ëmbël në shtëpinë e BBV!
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu për raportin që ka me Kiara Tito.
Luizi ia ka shprehur pëlqimin tashmë Kiarës, edhe pse ajo është treguar hera-herës më e ftohtë dhe e distancuar. Raporti i tyre është komentuar edhe në prime madje, ku Kiara është këshilluar nga opinionistët t’i tregojë limitet Luizit.
E teksa ky raport i afërt sapo ka nisur, të gjithë janë më sytë nga Kiara e Luizi, për të parë së si dyshja do të afrohet edhe më tej ose jo. Duket se ditën e sotme, fansat e dyshes kanë një arsye për t’u gëzuar duke qenë se Kiara e Luizi dhanë një përqafim shumë të ngrohtë më njëri-tjetrin.
“Një përqafim do të jap”, i thotë Kiara Luizit, dhe vetëm kaq mjaftoi që atij t’i rikthehej buzëqeshja. Menjëherë pas këtij çasti Luizi e ka shoqëruar Kiarën dhe dyshja ka ecur me duar të bashkuara nëpër shtëpi.