‘Pamjen më të ëmbël të jetës’, Xhensila na e tregon vetëm me anë të një postimi!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Pamjen më të ëmbël të jetës’, Xhensila na e tregon vetëm me anë të një postimi!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Ashtu si ka bërë dhe pak orë më parë teksa ka ndarë me ne një video që na i bëri ‘sytë zemra’, teksa ka kapur një moment ku e ëma dhe vogëlushja e saj qëndrojnë përqafuar dhe këtë Xhensila padyshim e ka cilësuar si “Pamjen më të ëmbël të jetës”.

Rreth një muaj më parë artistja ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor, i cili është një bashkëpunim me artistin e njohur Kidda dhe titullohet “Më do”.  E duket se artistja nuk ka të ndalur dhe ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një këngë të re, pasi vetëm pak orë më parë ka ndarë me ndjekësit një Instastory nga një studio muzikore.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it. Ata janë me njëri-tjetrin  prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie, por së fundmi u përfol gjatë nëpër media se mes dyshes gjërat kanë marrë fund. Fillimisht gjithçka nisi si thashethem, por burime pranë tyre treguan se prej disa muajsh ata janë në një krizë. Madje u tha se Xhensila është largur nga shtëpia së bashku me vajzën dhe se ata nuk jetojnë më nën të njëjtën çati. Megjithatë, tani ata kanë reaguar të dy pas këtyre lajmeve të përhapura shumë në media. Ata zgjodhën që të hidhnin poshtë zërat për ndarjen e tyre në mënyrën më të bukur dhe romantike të mundshme. Ka qenë Xhensila ajo që ka postuar e para në Instagram një video nga koncerti i saj i mbrëmshëm. Ajo është shoqëruar nga Besi dhe madje në një moment i ka bërë dhe një dedikim romantik në skenë dhe më pas kanë shkëmbyer dhe një puthje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE