SPAK kërkon sekuestrimin e makinës së Kejvina Kthellës, çfarë ka ndodhur
Ajo është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për bukuroshen Kejvina Kthella. Ajo gjithnjë ka qenë e përfolur për jetën luksoze që bënte, teksa po arrijmë ta njohim shumë më tepër gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother.
Ndërkohë, pikërisht ditën e sotme një çështje e hapur në lidhje me bukuroshen po bën xhiron e rrjetit. SPAK ka kërkuar këtë të martë nga GJKKO që të konfiskohet një pjesë e pasurisë së Kejvinës. Kjo për shkak të ish-të dashurit të saj Redjan Rraja, i cili është arrestuar pasi dyshohet se kreu atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shpërndara të Redjan Rrajës tek personat e tjerë. Modelja Kejvina Kthella ka në përdorim një makinë tip ‘Audi A8’, që në pronësi figuron të jetë e saj, por që dyshohet se i është dhuruar nga ish i dashuri. Në njoftimin e prokurorisë thuhet:
“Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja”