“Ajo duket e dehur”, fansat kryqëzojnë aktoren e “House Of The Dragon” gjatë ceremonisë së “Golden Globes”!
Një rikthim i mbushur me yje ishte natën e djeshme ceremonia e 80-të e “Golden Globes”, pas një organizimi “të heshtur” më 2022-shin. Në minutën e fundit, vitin e kaluar u shndërrua në një “ngjarje private” nga organizatorët e Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollivudit (HFPA), pas kritikave të rënda për mungesën e anëtarësimit të personave me ngjyrë. Ky edicion jubilar u mbajt në hotelin “The Beverly Hilton” në Los Anxhelos dhe u organizua nga komediani amerikan, Jerrod Carmichael.
Sigurisht që nuk kanë munguar as të papriturat në këtë mbrëmje. Shikuesit e “Golden Globe” mbetën në shok gjatë natës së djeshme pasi Milly Alcock, aktore e “House Of The Dragon”, u shfaq në skenë në momentin e saj më të keq. Aktorja e famshme për rolin Rhaenyra Targaryen në serialin televiziv HBO ishte gjatë gjithë kohës duke qeshur dhe mendohet të ketë qenë nën efektin e pijeve alkoolike teksa së bashku me kolegët e saj pranuan çmimin për serialin më të mirë televiziv për shfaqjen hit.
Ajo nuk ka patur fuqi të qëndrojë në këmbët e saj gjatë prezantimit dhe herë pas here mbahej tek shoqja e saj Emma D’Arcy. Ylli ka luajtur gjithashtu me të në të njëjtin serial duke patur rolin e Alcock’s Rhaenyra. Shikuesit iu lutën Milly-t që të kujdesej për veten, por edhe komentet qesharake nuk munguan duke e cilësuar aktoren si super të dehur për atë moment kaq të rëndësishëm për karrierën e saj.
Milly pati një vit të mirë në 2022 pasi luajti në serialin e suksesshëm. Aktorja australiane dukej magjepsëse kur doli në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi me zbukurime argjendi dhe një dekolte të hapur. Ajo kishte zgjedhur për ta kombinuar ‘look’-un e saj me një palë taka me platformë të zeza.