Arsyet përse keni vazhdimisht dhimbje koke!
Dhimbjet e kokës mund të shfaqen për arsye të ndryshme. Mund të shfaqen pas një gjumi të keq të natës, kur jeni nën stres, ose mund të shfaqen çdo ditë. Një studim zbuloi se një në pesë njerëz me apnea të gjumit raportuan dhimbje koke në mëngjes. Ka edhe gabime të tjera që ne bëjmë çdo ditë që e shkaktojnë këtë problem shëndetësor. Dhimbja e kokës është një sëmundje e bezdisshme, por mjaft e zakonshme që mund të ndodhë për një sërë arsyesh.
Kur ndjejmë dhimbje koke, fillimisht mund të mendojmë se nuk kemi pirë mjaftueshëm lëngje ose se kemi kaluar shumë kohë para ekraneve. Në fakt, dhimbja e kokës mund të ndodhë edhe për arsye të tjera. Tri shkaqet janë qëndrimi jo i duhur, qëndrimi shumë gjatë ulur dhe jastëku joadekuat. Qëndrimi jo i duhur mund të shkaktojë një presion të madh në qafë, gjë që mund të çojë në dhimbje koke.
Nëse kalojmë shumë kohë ulur gjatë ditës presioni në qafë përkeqësohet, gjë që mund të jetë sërish shkak për dhimbje koke. Nëse keni një punë që ju kërkon të qëndroni ulur shumicën e kohës, është e rëndësishme të ngriheni dhe të shtriheni pak të paktën një herë në orë. Ndërkaq, nëse nuk keni jastëkun e duhur për të mbështetur qafën, kjo mund të shkaktojë dhimbje koke. Nëse keni dhimbje koke të shpeshta, mendoni për stilin e jetës tuaj dhe si mund ta ndryshoni atë.
Ndërkaq, nëse jeni në dietë, duhet patjetër të jeni të kujdesshëm për mënyrën si ushqeheni, sepse ndodh shpesh që të shfaqen disa pasoja negative të cilat dëmtojnë shëndetin tuaj. Dhimbjet e kokës gjatë dietës shfaqen nga shkaqe të ndryshme. Një nga shkaktarët se përse shfaqet dhimbja e kokës është mungesa e glukozës.