Në mars sfidon Shqipërinë, Polonia do legjendën e Liverpoolit për stolin!
Steven Gerrard u shkarkua nga roli i trajnerit në fillimin e sezonit për shkak të rezultave të dobëta tek Aston Villa. Megjithatë, legjenda e Liverpool pritet të mos qëndrojë gjatë me statusin e të “papunit” duke qenë se së fundmi emri i tij është lakuar tek Polonia. Kombëtarja polake është aktualisht pa “timonier” teksa Czeslaw Michniewicz u shkarkua pasi përfundoi aventurën në Kupën e Botës.
Është prestigjiozja “The Sun” që zbuloi lajmin për Gerrard tek Polonia ndërsa vlen të theksohet se polakët janë në të njëjtin grup kualifikues me Shqipërinë për eliminatoret e Euro 2024.
Ndeshja e parë mes palëve është projektuar të luhet në Poloni më datë 27 mars, teksa në ndryshim nga hera e fundit, të dyja kombëtaret do të zbresin me trajnerë të rinj pasi edhe te Shqipëria vetëm para pak ditëve, u emërua braziliani Sylvinho që pasoi Edy Rejën.