“Nuk dua të kem asgjë me ty”, Kiara Tito i jep fund marrëdhënies me Luiz Ejllin!

vovalbania January 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk dua të kem asgjë me ty”, Kiara Tito i jep fund marrëdhënies me Luiz Ejllin!

Situata e mbrëmshme në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, mbrëmë gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.

Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar deri më tani gjithë banorët dhe opinionin publik.

E mbase më shumë se gjithë të tjerët brenda asaj shtëpie, kjo temë ka prekur Kiarën, të cilës ai i rrëfeu së pari këtë histori. Teksa të gjithë banorët duket se e kanë vënë me shpatulla pas murit, Luizi ka tentuar disa herë të flasë dhe të sqarojë moderatoren.

Gjatë bisedës së tyre, ai shprehet se ka një arsye të fortë përse e bëri këtë gjë, e cila nuk mund të thuhet në atë ambient dhe në ato rrethana. Pavarësisht këmbënguljes së tij, Kiara nga ana tjetër shprehet e vendosur për të shkëputur çdo kontakt mes tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE