Flini shumë në dimër? Provoni këtë metodë dhe do të zgjoheni brenda 20 sekondave!
Padyshim që dimri është periudha më e vështirë e vitit për t’u ngritur nga shtrati. I ftohti mund ta detyrojë dikë që të struket në shtrat me një batanije komode dhe ngrohës të ndezur, por nëse jeni nga ata që vazhdimisht vonoheni për në punë ose në shkollë sepse nuk zgjoheni në mëngjes, kjo metodë mund t’ju shpëtojë. Rezulton se stimulimi i një pike të veçantë në fytyrë mund ta ndihmojë njeriun të ndihet i zgjuar dhe kjo në vetëm 20 sekonda.
Sipas një akupunkturisteje me bazë në SHBA, shtypja në pikën midis hundës dhe buzës së sipërme mund të stimulojë vigjilencën. Për më tepër, mund të ndihmojë një person të ndjehet i zgjuar, të dekongjesojë sinuset dhe madje të lehtësojë dhimbjen. Historikisht, thonë ekspertët, teknika është mbështetur për të ringjallur vetëdijen dhe për të parandaluar episodet e të fikëtit. Ekspertja e emërton njollën DU26 dhe thotë se pika magjike mund të trajtojë edhe dhimbjen e shpinës.
Si të stimuloni vendin që mund të lehtësojë dhimbjen?
Në një video në Instagram, akupunkturistja tregoi me detaje procesin e stimulimit të pikës për t’u ndjerë zgjuar:
Teknika e përmendur shumë në komente, ka rezultuar efektive për shumë njerëz në hapjen e zgavrave të hundës, veçanërisht kur hunda është e mbingarkuar.