Kjo video e Ledrit me të bijën padyshim na i bëri ‘sytë zemra’!
Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.
Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe ai nuk na i kursen fotot dhe momentet shumë të ëmbla që kalojnë së bashku.
Ashtu si ka bërë dhe pak më parë ku ka ndarë një video me Poem nga pushimet që po kalojnë familjarisht teksa ndajnë së bashku ushqimin dhe padyshim që me këtë postim na i bëri ‘sytë zemra’.
Ashtu si shumë këngëtarë të tjerë kanë paralajmëruar se do të sjellin projekte solo apo duete, Ledri na ka paralajmëruar se do të jetë dhe ai pjesë e ‘surprizave të fillimit të vitit’. Me anë të disa fotove nga studio muzikore dhe pa shumë fjalë duket se reperi na lajmëroi që ta presim gjithë sy e veshë…