Nëse po mendoni të krijoni një ambient zyre në shtëpinë tuaj, ja disa ide për ta dekoruar!
Shumë prej nesh mund të kenë në mendje për të krijuar një ambient të ri në shtëpi dhe mund t’ia dedikojnë atë zyrës së tyre. Shumë veta mund ta kenë krijuar zyrën e tyre në shtëpi duke nisur që nga pandemia e koronavirusit dhe mund të duan të ndryshojnë pak atmosferën e hapësirës së tyre të punës. Por siç dihet në momentin që ne punojmë gjithmonë krijojmë rrëmujë, ndërkohë që dokumentat e punës janë shumë të rëndësishme dhe gjithmonë duhet të kenë vendin e tyre të posaçëm. Për të sistemuar këtë rrëmujë dhe për ta bërë atë më atraktive për syrin tuaj, ne do t’ju prezantojmë me disa ide se si mund ta rregulloni atë në mënyrë perfekte.
1.Hiqni gjithçka që nuk ju duhet dhe vendosini ato në një ambient ose dhomë tjetër nëse keni hapësirë. Nëse nuk e bëni këtë, organizojini ato në seksione duke e bërë më të lehtë ndarjen e tyre.
2. Vendosini ato që keni lënë në grumbuj dhe kaloni nëpër artikuj duke vendosur nëse do t’i mbani, ricikloni, dhuroni ose hidhni. Kjo mund të zgjasë pak, por do të bëjë të gjithë ndryshimin e nevojshëm. Mos harroni ta ndiqni si rregull çdo muaj duke mos i mbledhur gjërat sërish.
3. Kur kaloni nëpër dokumente ose fatura mundohuni të ruani ato më të rëndësishmet dhe që kanë një afat kohor jo më të madh se tre muaj. Kategorizoni dokumentet tuaja, vendosni ato në dosje dhe etiketoni secilën prej tyre. Rishikojini ato çdo tremujor dhe bëni një pastrim të dokumenteve të vjetruara.
4. Çdo dokument shumë i rëndësishëm si pasaporta, certifikata ose testamente duhet të ruhen në një dosje rezistente ndaj zjarrit ose ujit nëse e keni të mundur të gjeni një të tillë. Ju duhet të ruani të gjitha dokumentet konfidenciale në mënyrë të sigurt.
5. Pasi të keni rregulluar gjithçka dhe dhoma është si një kanavacë bosh, merrni parasysh strukturën aktuale të mobiljeve dhe dhomës ekzistuese. Mendoni për rikonfigurimin e hapësirës për ta bërë atë të funksionojë më mirë dhe për të ofruar një përdorim më efikas të dhomës.
6. Blini furnizimet e duhura të organizuesve duke përfshirë dosjet, dosjet me kapëse, mbajtëset e stilolapsit, etj.