Robert Aliaj i del në mbrojtje Luizit, zbulon disa detaje që na kishin shpëtuar
Robert Aliaj, i cili është edhe babai i një prek konkurrentëve të Big Brother Vip Albania, Kristit i ka dalë në krah Luizit në raport me kritikat e shumta ndaj tij për sjelljen brenda shtëpisë.
Ai është shprehur se të gjithë u morën publikisht me Luizin ndërkohë që aty ka pasur dhunues që kanë kërcënuar një vajzë duke i thënë “të ngre pupthi po të dua”.
“U morën publikisht me Luizin, duke i thënë që ti ju hodhe asaj gocës. Veprim ky që mund ta kishim bërë si unë, si ti për një vajzë për të cilën krijojn një lloj ‘feeling’ dhe sigurisht nuk ka asgjë të keqe. E bëri kur dikush tjetër aty është shprehur ndaj një vajze “të ngre pupthi po të dua”, një lloj shantazhi i një halabaku në ekran.
Kjo është puro një dhunë dhe këtu e shoh produksionin problematik të cilët tashmë nuk meret më me thashethemet e tyre, problemi është që ti po promovon dhunën përmes dhunës që bëhet aty.”-është shprehur Roberti.