Rrëzohet hetimi i SPAK, Apeli shpall të pafajshme anëtaren e KPK, Etleda Çiftja!

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëzohet hetimi i SPAK, Apeli shpall të pafajshme anëtaren e KPK, Etleda Çiftja!

E akuzuar nga SPAK për falsifikim dhe për deklarim të rremë të pasurisë, Etleda Çiftja u shpall sot e pafajshme nga GJKKO, pasi faktet nuk përbënin vepër penale.

GJKKO njofton se Çiftja është shpallur e pafajshme për të dyja akuzat, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 12.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 73 akti, datë 17.10.2022, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr.48, datë 16.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

1. “Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale. 2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.”- njofton GJKKO.

Etleda Çiftja është komisionerja e tretë e vettingut e hetuar nga SPAK.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65705 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE