Tentoi ta puthte? Ja përse Tea iu shmang Luizit!

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tentoi ta puthte? Ja përse Tea iu shmang Luizit!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme teksa Luizi po qëndronte në oborr së bashku me banorët e tjerë, në momentin kur Tea kalon aty Luizi i afrohet, por Tea e ka shmangur. Dukej sikur Luizi tentoi ta puthte, por këtë e mohoi më pas dhe u shpreh se vetëm donte të nuhaste erën e parfumit të saj dhe gjesti i Teas duket se e ofendoi.

Luizi: Ça ke moj që largohesh?

Tea: S’ka pishë sot

Luizi: E pse ikë ashtu? Me ma lënë dhishëm

Tea: Ta lë unë dhishëm?

Luizi: Po, unë duke të të marrë isha, nuk isha duke të puthur. Kaq

Tea: Po është e çuditshme kjo gjë që bën

Luizi: Po më pëlqen

Tea: Nuk është pishë, është parfum

https://www.instagram.com/p/CnUPi0rBuiY/?hl=en

Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, gjatë Prime-t, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë. Kjo histori ka shokuar deri më tani gjithë banorët dhe opinionin publik të cilët janë ndarë në dy grupime, ato pro dhe kundër tij.

Një ndër to që ishin totalisht kundër Luizit, madje u përlot shumë ndaj ngjarjes së ndodhur duke debatuar keqazi me të ishte dhe Kejvina Kthella. Duket se ‘gjakrat janë qetësuar’ dhe kjo e fundit ka përqafuar Luizin duke e këshilluar të kërkojë falje publike pasi sërish nuk bie dakord me fjalët e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE