Ndjekësit mezi po e presin versionin e ri të “Titanic” por ka diçka që po i shqetëson ata!
‘Titanic’ i James Cameron është duke u rikthyer në ekranin e madh në një version të ri për të festuar përvjetorin e 25-të. Sipas Paramount Pictures, filmi do të shfaqet në ekran më 10 shkurt, përpara festës së Shën Valentinit. Paramount fitoi të drejtat e filmit vitin e kaluar pasi Disney vendosi një ri-publikim ndërkombëtar për filmin hit për t’u parë nga fansat në 3D. Disney e vendosi rishfaqjen gjithashtu për 10 shkurt të këtij viti për nder të 25-vjetorit të filmit fitues të Oscarit.
Ndërkaq posteri i ri ka shkaktuar reagime në rrjet, pasi shumë fansa thonë se protagonistja e filmit Kate Winslet, tashmë 47-vjeçe, ka një model të çuditshëm flokësh ku duket se kaçurrelat përzihen me një stil të lirshëm në të njëjtën kohë. Njëri prej komentuesve shkruante: “Mos ishte tek parukierja para se të godisnin ajsbergun?
Kurse një tjetër përdorues teorizonte se flokët e çuditshëm përfaqësojnë “rolin e saj të lartë në shoqëri” nga i cili kërkon të shkëputet, pasi dëshiron të jetë e lirë me Jack, i luajtur nga Leonardo Di Caprio. Ndërsa të tjerë ishin më të nervozuar e të drejtpërdrejtë: “Kjo është e shpifur, ku është anija?” Titanic ka pasur një ecuri të mirë gjatë viteve që nga publikimi i tij i parë në 1997, madje duke i bërë aktorët DiCaprio dhe Winslet në mega-yje dhe emra të njohur.