Shpallet lojtari i muajit në Premier League!
Tre gola dhe tre asist, Martin Odegaard shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor – dhjetor në Premier League.
Kapiteni i Arsenalit udhëhoqi skuadrën para dhe pas Botërorit. Fillimisht 24-vjeccari i dhuroi “topcinjve” fitoren me dy golat e tij përballë Wolverhampton, ndërsa në rikthimin menjëherë pas Kupës së Botës në sfidën e parë përballë West Ham, Odegaard dhuroi dy asist për golat e Saka dhe Nketiah.
Përsëri norvegjezi ishte vendimtar në fitoren 2-4 përballë Brighton, ku fillimisht realizoi golin e dytë të sfidës dhe asistoi për Martinellin në golin e katërt.
Përfshirja e tij në gjashtë gola në këtë periudhë ishte më shumë se ccdo lojtarë tjetër në Premier League, duke lënë pas dyshen e Man United: Marcus Rashford dhe Casemiro. Gjithashtu Odegaard la pas edhe bashkombësin e tij Erling Haaland që në këtë përiudhë ka shënuar 4 gola.
24-vjeccari bëhët norvegjezi i dytë që shpallet lojtari i muajit në Premier League, pas Haaland që mori trofeun në gusht.
Pas marrjes së ccmimit Odegaard deklaroi se ndihet i lumtur për fitimin e ccmimit, duke falenderuar edhe shokët e ekipit.
“Ndihem shumë mirë. E kam thënë shumë herë se ky ekip ka shumë lojtarë të rinj, të uritur dhe ne luajmë shumë mirë me njëri-tjetrin, kështu që është thjesht një kënaqësi të jem këtu dhe të jem pjesë e asaj që ne po bëjmë. Është kënaqësi të luaj me shokët e mi të skuadrës dhe të tregoj cilësitë e mia, kështu që jam shumë i lumtur që marr këtë çmim”, u shpreh Odegaard.