Zelensky zbardh telefonatën me Ramën, ja për çfarë u diskutua!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky zbardh telefonatën me Ramën, ja për çfarë u diskutua!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbardhur telefonatën me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i shtetit të Ukrainës thekson se veç urimit për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, gjatë bisedës u diskutua situate në frontin e luftës.

Ai theksoi rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë, ndërsa më 24 shkurt bëhet një vit nga nisja e luftës.

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”, shkruan Zelensky.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65827 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE