Olsa Muhametit nuk i del e keqja me Tean: Mund ta kisha dëmtuar shumë, por heshta…
vovalbania
January 14, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Olsa Muhameti ka folur për konkurrentet e këtij formati, të cilat janë bërë pjesë e “Big Brother Vip”.
Teksa ka qenë e ftuar në “Wake up”, ajo ka përmendur edhe Tean, për të cilën është shprehur se vazhdon akuzon të tjerët për situata që i ka krijuar vetë. Olsa u shpreh se ajo mund ta kishte dëmtuar Tean si personazh, por ka heshtur.
“Gjërat mes meje dhe Teas nuk janë sheshuar tamam, por kam qasjen që gjithmonë t’i respektoj dhe t’i fal. Tea vazhdon akoma dhe akuzon të tjerët për situata që i ka krijuar vetë dhe është bërë pjesë e lojës vetë, pa e drejtuar askush nga ne.
Tea i di shumë mirë këto. Unë Tean mund ta kisha dëmtuar shumë si personazh, por heshta në atë kohë dhe po hesht sepse nuk kam dashur ta dëmtoj”, u shpreh Olsa Muhameti.