Shpërblehet me 1 milion dollarë pasi u dënua me 17 vite për një krim që e kishte kryer sozia e tij!
Një burrë në SHBA ka marrë 1 milion dollarë dëmshpërblim pasi bëri 17 vite burg për një krim që e kishte bërë një person që kishte ngjashmëri të madhe me të. Krimi ndodhi në vitin 1999 në një parking të Walmart-it në Roeland Park, Kansas kur një burrë tentoi që të vidhte çantën e një gruaje.
Edhe pse Richard Jones kishte një alibi, ai ishte me partneren e tij në qytetin e Kansas-it dhe kishte mungesë provash në vendin e ngjarjes, ai u dënua. Gabimi u bë kur një dëshmitar okular e identifikoi si autorin e një serie ngjarjesh të ngjashme. Jones tentoi ta apelonte vendimin shumë herë, por në të gjitha rastet iu mohua e drejta.
Ishin Projekti Midwest Innocence dhe Shkolla Juridike e Universitetit të Kansasit ato që u angazhuan për t’i pastruar emrin Jones. Gjatë procesit, ata zbuluan se personi që kishte ngjashmëri të madhe me të në fakt po vuante dënimin në të njëjtin institucion me të. Në 2017 kur i lirua, Jones tha se ndihej i bekuar. Mungesa e provave dhe dëshmitë e reja të dëshmitarëve okularë çuan në lirinë e Jones pasi ishte në burg për gati dy dekada. Si kompensim, Jones iu dha 1 milion dollarë për akuzën dhe akuzën e rreme.