Talebanët refuzojnë kërkesën e OKB-së për të drejtat e grave!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Talebanët refuzojnë kërkesën e OKB-së për të drejtat e grave!

Duke iu përgjigjur kërkesës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për heqje të kufizimeve ndaj të drejtave të grave në Afganistan, Qeveria e talibanëve ka thënë se nuk do të lejojë akte që shkelin Ligjin e Sheriatit.

“Emirati Islamik tenton të rregullojë të gjitha çështjet që lidhen me Ligjin e Sheriatit”, ka thënë zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid përmes një deklarate.

“Duke marrë parasysh përgjegjësinë që ka ndaj popullit dhe fesë, Emirati Islamik nuk mund të lejojë akte kundër Sheriatit brenda shtetit”.

Zëdhënësi i talibanëve u ka bërë thirrje shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të kuptojnë kërkesat fetare në shoqërinë tradicionale të Afganistanit dhe të mos i lidhin ato me ndihmën humanitare dhe çështjet politike, shkruan REL.

Të premten, 11 shtete u kanë bërë thirrje talibanëve “që menjëherë të kthejnë mbrapsht masat shtypëse kundër grave dhe vajzave” në Afganistan, duke përfshirë sektorin politik, ekonomik, të edukimit dhe hapësirave publike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE