Transporti publik, operatorët kërkojnë korsi të dedikuara e lehtësim taksash!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Transporti publik, operatorët kërkojnë korsi të dedikuara e lehtësim taksash!

Mbi 250 mijë persona në ditë përdorin transportin publik në kryeqytet. Në muajt e fundit, për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, përdorimi i transportit publik u kthye në një opsion më të leverdisshëm. Por, prej vitesh të shumta mbeten ankesat e qytetarëve për pritjet e gjata në stacion, si dhe tejmbushjen e autobusëve. Dashnor Memaj, kreu i Shoqatës së Transportit Publik:

Linjat që kanë fluksin më të madh duhet ta kenë kohën e pritjes 3-5 minuta për të qenë realist, por ajo që na ndodh neve në përditshmëri kur ka edhe më shumë trafik është 20 minuta ose më shumë. Natyrisht që një ngadalësim në këtë kohë sjell një fluks më të rënduar dhe irritim të qytetarëve sepse nuk kanë një shërbim më të mirë.

Për të rritur cilësinë e shërbimit në transportin publik, shoqata kërkon ndërhyrje në aspektin infrastrukturor dhe lehtësim të taksave.

Korsitë e dedikuara për transportin qytetas do të bënin që të lëviznin autobusët më shpejt. Neve si qytetarë do të na orientonin drejt përdorimit të transportit publik me një kosto më të ulët. Duhet ndërhyrje emergjente financiare në aspektin e lehtësimit të taksave si vendet e rajonit. TVSH-ja në shitje të jetë jo 20% por në pragun 0 ose 6%. Heqja e taksës së qarkullimit, e cila nuk është e drejtë dhe e akcizës. Vetëm në këtë formë, ne mund të kemi një shërbim më dinjitoz.

Ikja në masë e punëtoreve është një tjetër shqetësim me të cilin po haset sektori i transportit publik.

Ikin për pagë më të mirë jashtë, kanë edhe kushte më të mira. Më problem kemi për shoferët, duhet një kohë relativisht me e gjatë që të dalësh shofer autobusi. Në rang vendi, mbi 1 mijë e 500 është numri i vendeve që kemi nevojë për punëtorë. Këtu është paga 50-60 mijë lekë për 8 orë punë, ndërsa në vendet e BE, mbi 2 mijë euro.

Në kryeqytet operojnë 16 linja të transportit publik. Përdoruesit e shumtë duhet të paguajnë biletën që kushton 40 lekë ose të përdorin abonetë mujore. Së fundi, me vendim të Këshillit Bashkiak, aboneja është falas për studentët./Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE