Zgjedhjet presidenciale në Çeki, sonte mësohen rezultatet!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet presidenciale në Çeki, sonte mësohen rezultatet!

Sot në orën 14:00 përfundojnë zgjedhjet dyditore presidenciale në Republikën Çeke, ndërsa qytetarët me të drejtë vote në vendin anëtar të Bashkimit Europian e NATO-s janë thirrur të shfrytëzojnë kohën e mbetur për t’iu drejtuar qendrave të votimit. Tre favoritë po luftojnë për hyrjen në balotazhin e mundshëm. Ata janë ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel, miliarderi dhe lideri populist i ish-qeverisë, Andrej Babis, si dhe profesoresha e ekonomisë, Danuse Nerudoa, e cila premtoi presidencë progresive, pro-europiane.

Në sondazhet e publikuara, që të tre ishin pothuajse të barabartë me rreth 25 për qind. Por, edhe pesë kandidatë të pavarur po konkurrojnë gjithashtu. Çështje të rëndësishme zgjedhore ishin inflacioni i lartë dhe qëndrimi çek ndaj luftës në Ukrainë që vazhdon prej rreth 11 muajsh e ka çuar në mijëra viktima e miliona të zhvendosur, pa llogaritur dëmet në ekonomi.

Rezultatet priten sot në mbrëmje dhe u vendos që parashikimet të mos publikohen. Presidenti ka kryesisht detyra përfaqësuese, por konsiderohet një opinionist i rëndësishëm në Republikën Çeke. Kreu i shtetit emëron gjyqtarët kushtetues, mund t’i kthejë ligjet vetëm një herë në Parlament dhe është komandant/e i/e përgjithshëm i forcave të armatosura.

Edhe pse presidenti nuk ka kompetenca ekzekutive, analistët thonë se fitorja e e mundshme e ish-kryeministrit Babis do t’ia vështirësonte punën qeverisë aktuale, e cila ka mbajtur një qëndrim të fortë pro-ukrainas pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Ai ka kritikuar qeverinë dhe BE-në për çështje si emigracioni dhe mbështetja për Ukrainën. Ndërkohë, mori një nxitje disa ditë para zgjedhjeve.

Në fillimjavë, një gjykatë në Pragë e liroi atë nga akuzat për mashtrim financiar, që lidhen me keqpërdorimin e subvencioneve të Bashkimit Europian me një vlerë prej dy milionë dollarësh. Hetimin ndaj tij e cilësoi “proces politik”. Kohët e fundit, Republika Çeke dhe Sllovakia shënuan tridhjetë vjetorin e ndarjes paqësore të Çekosllovakisë, pas rënies së komunizmit. Për disa votues, ngjarjet historike kanë një rëndësi të veçantë, në vlerësimin e ekspertëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE