Rëndë lideri i opozitës ruse rëndë, gruaja e tij: Në izolim vetëm pse s’mbërtheu mirë kopsat e uniformës
Bashkëshortja e liderit rus të opozitës, Alexei Navalny, ka bërë thirrje për qeverinë, por edhe drejtorinë e burgjeve në Moskë, që t’i sigurojnë të shoqit, ilaçet bazike, pas shqetësimeve se jeta e tij është më në rrezik se kurrë.
Gruaja dhe bashkëpunëtorët e tij thonë se 46-vjecari është vendosur në një dhomë ndëshkimi, i izoluar për 15 ditë, që prej 31-dhjetorit dhe ende nuk ka dalë prej aty, e dhjeta herë që ai ndëshkohet vetëm sepse nuk kish mbërthyer mirë kopsat e uniformës së tij të burgut apo sepse ka larë fytyrën jo në orarin e duhur.
Pavarësisht thirrjeve të opozitës apo edhe bashkëshortes së tij, Yulia, përmes rrjeteve sociale, Shërbimi i Burgjeve Federale në Rusi, nuk ka bërë asnjë koment apo reagim. Avokati i Navalny-t po ashtu kish kërkuar që dënimi të shtyhej për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.
Në Facebook është nënshkruar po ashtu, një letër e hapur, firmosur tashmë nga 481 mjekë, me kërkesën për presidentin Putin, që Navalny të mund të kurohet siç i takon, sepse kushtet e tij jo vetëm shëndetësore por edhe psikologjike, kanë arritur në një moment kritik dhe izolimi do ta rëndojë edhe më tej. Edhe për këtë letër, nuk ka patur asnjë përgjigje.