Steven Gerrard do të debutojë ndaj Shqipërisë?
Steven Gerrard është gati për Kombëtaren e Polonisë. Sipas gazetës polake, “Meczyki”, Gerrard ka zhvilluar bisedime me Federatën e Futbollit të Polonisë.
Gerrard është trajner i lirë që nga tetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Aston Villa për shkak të rezultateve të dobëta.
Nëse do të arrihej marrëveshja me federatën polake, për ironi të fatit, ndeshja e parë zyrtare e Gerrard do të jetë kundër Shqipërisë më 27 mars, sfidë që do të luhet në Varshavë, e vlefshme për elimininatoret e Euro 2024.
Është prestigjiozja “The Sun” që zbuloi lajmin për Gerrard tek Polonia ndërsa vlen të theksohet se polakët janë në të njëjtin grup kualifikues me Shqipërinë për eliminatoret e Euro 2024.
Ndeshja e parë mes palëve është projektuar të luhet në Poloni më datë 27 mars, teksa në ndryshim nga hera e fundit, të dyja kombëtaret do të zbresin me trajnerë të rinj pasi edhe te Shqipëria vetëm para pak ditëve, u emërua braziliani Sylvinho që pasoi Edy Rejën.