Kemi të reja nga filmi për jetën e ikonës së ndjerë Amy Winehouse!
Filmi biografik për jetën e Amy Winehouse, e cila u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare, me titull “Back to Black” është në fazën e përgatitjes. Rolin kryesor e luan Marisa Abela. Pak orë më parë u publikua fotoja e parë e aktores si Amy Winehouse dhe ngjashmëria mes të dyjave është e pabesueshme.
Xhirimet e filmit kanë filluar ditën e sotme. Marisa Abela ka lindur në Brighton. Prindërit e saj punonin në industrinë e filmit. Ajo studioi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik dhe bëri debutimin e saj në vitin 2020 si kryesuese në serialin BBC/HBO “Industry”.
Ndërkaq, “Back to Black” do të përshkruajë jetën e yllit të ndjerë Amy Winehouse nga fillimi i viteve 2000 deri në ngritjen e saj në industrinë e muzikës. Për regjisoren, filmi është kryesisht një “projekt pasioni” për miken e saj të ngushtë dhe që ka pëlqimin e plotë të babait të saj Mitch Winehouse.
Amy ishte një nga këngëtaret më të talentuara dhe më të vlerësuara të kohës së saj. Amy Winehouse përveç se si këngëtare, ishte dhe një tekstshkruese shumë e mirë. Së fundmi, 800 sende personale të artistes së ndjerë, dolën në ankand dhe shumica e veshjeve të saj kishin një çmim prej 2,000 deri në 4,000 dollarë.