Kiara rrëfehet mes lotësh: “I ndjeva të gjithë kundër…”
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.
Që pas ‘Prime’-t ku ndodhi e gjithë kjo situatë shumica e banorëve i janë vënë kundër, ku njëra prej tyre është edhe Kejvina. Gjatë gjithë këtyre ditëve ironitë dhe debatet kanë vazhduar, por së fundmi në lidhje me këtë situatë është prekur edhe Kiara e cila duke qarë është shprehur se:
Jam ndjerë shumë keq. I ndjeva të gjithë kundër. Të betohem. Po më dridhej zëri. Thashë sa turp. Nuk kam dashur kurrë të jem pjesë e këtyre situatave. Unë për këtë çështje çfarë nuk i kam thënë Luizit. Ju ikët nga dhoma në prime dhe nuk e keni dëgjuar çfarë i thashë atij në sy.