Rimëkëmben kriptomonedhat, bitcoin rritet me 25%!
Pas goditjes së rëndë, bitcoin dhe kriptovalutat e tjera janë duke u rimëkëmbur.
Bitcoin, kriptoma më e njohur është rritur me 25% gjatë dhjetorit, duke qëndruar mbi vlerën 20000 dollarë për herë të parë, që pas nëntorit. Kur shpërthimi i platformës tregtare FTX të Sam Bankman-Fried dërgoi një valë tronditëse në këtë industri.
Ethereum, kriptoma nr. 2, është rritur më shumë se 30% gjatë muajit të kaluar, duke u tregtuar mbi 1500 dollarë ditën e sotme.
“Wall Street është shumë i sigurt se fundi i ciklit shtrëngues të Fed-it është afër dhe kjo po ofron një mbështetje themelore për kripto-n. Nëse nuk dëgjojmë ndonjë reagim të fortë të ashpër nga Fed ose nëse çmimet e mallrave rriten, tregtarët e kriptove nuk duhet të habiten nëse Bitcoin është në gjendje të zgjasë fitimet e tij të fundit”, kanë deklaruar analistët.
Bitcoin arriti kulmin gjatë nëntorit të vitit 2021, vetëm 69,000 dollarë. Ndërsa dy muaj më parë, ndërsa përhapja e FTX pushtoi tregun e aseteve dighitale, bitcoin ra në nivelin më të ulët të dy viteve prej 15,480 dollarësh.
Ndërsa tregjet e aksioneve dhe obligacioneve në SHBA mbyllen të hënën në respekt të Ditës së Martin Luther King, Jr., kriptovalutat tregtohen 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.