Shpreh dëshirën se do të largohet nga shtëpia, çfarë po e shtyn Efin të marrë këtë vendim?!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpreh dëshirën se do të largohet nga shtëpia, çfarë po e shtyn Efin të marrë këtë vendim?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gara duket se po bëhet akoma edhe më e fortë, ku çdo banor është duke shfaqur personalitetin e tij të vërtetë dhe mjaft luftarak, ku secili synon finalen dhe çmimin e madh. Këtë herë në nominim janë pesë banorë, ku me anë të votave publiku duhet të vendosi se kë të shpëtojë dhe kë të nxjerrë përfundimisht nga shtëpia. Efi dhe Ronaldo janë dy nga këto pesë banorë, të cilët kanë qëndruar mjaft të heshtur kunddrejt debateve të ashpra që janë zhvilluar në shtëpi. Në një bisedë së bashku me banoren e re, Diola Dosti, ata janë shprehur:

Ronaldo: Çfarë po bëhet jashtë?

Efi: Asgjë interesante, prandaj duhet të largohem!

Diola: Ju është bërë monotone kjo gjëja?

Efi: Po shumë…

Ronaldo: Po edhe të dalim, do dalim të dy.

Efi e ka përmendur shpesh gjatë këtyre ditëve se nuk ndihet shumë mirë në shtëpi dhe ka përjetuar çaste të forta emocionale, të cilat i kanë shkaktuar edhe ankth. Së fundmi, bëhet shkas edhe dalja e shoqjes së saj të ngushtë, Mikelës, e cila u largua këtë të shtunë duke hequr përfundimisht dorë nga çmimi i madh. Padyshim që aoj e ka në dorë vetë nëse do të qëndrojë apo jo, por gjithsesi vendimi përfundimtar i takon publikut. Janë ata që vendosin këtë të martë nëse largohet Luizi, Olta, Kristi, Efi ose Ronaldo. Mbetet për t’u parë në emisionin e nesërm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE