2000 euro gjobë nëse konsumoni duhan në këto plazhe!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
2000 euro gjobë nëse konsumoni duhan në këto plazhe!

Autoritetet në Tenerife kanë ardhur me masa të forta kundër duhanpirësve. Sipas mediave vendase, duke nisur nga dita e sotme do të ndalohet ndezja e një cigareje në plazhet e ishullit më të madh të ishujve Kanarie. Shkelësit do të dënohen me 2000 euro gjobë.

Legjislacioni i ri parashikon se për të shmangur ndotjen e mundshme të bregdetit, ndalohet pirja e duhanit në plazhet dhe zonat e plazhit së bashkisë, me përjashtim të zonave të autorizuara dhe të përcaktuara shprehimisht nga Këshilli. Në veçanti, kushdo që lë mbeturina jashtë koshit të mbeturinave ose cigare rrezikon një gjobë prej 2000 eurosh.

Legjislacioni parashikon gjithashtu gjoba për objektet tregtare, si restorantet dhe baret e plazhit, të cilat nuk kanë kosha mbeturinash për klientët. Pirja e duhanit është ende e lejuar në disa plazhe të rajonit, por turistët duhet të kontrollojnë për shenja specifike.

Rikujtojmë, se Meksika ka nisur të zbatojë një prej ligjeve më të ashpra kundër duhanit, pasi ai parasheh ndalesë të plotë të konsumimit në hapësirat publike. Shumë shtete të Amerikës Latine kanë miratuar legjislacione që parashohin krijimin e hapësirave publike ku nuk pihet cigarja. Megjithatë, ligji në Meksikë konsiderohet ndër më të rreptit në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE