Çfarë duhet të dini nëse vendosni të prezantoni partnerin me shoqërinë tuaj!
Nëse jeni çift dhe keni vendosur të dilni për një darkë me partnerin dhe miqtë tuaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sjelljet që bëni. Me gjestet ose fjalët që mund të thoni mund të vini në siklet si miqtë ashtu edhe partnerin. Shmangni muhabetet personale pasi në fund të ditës është diçka që ju përket vetëm ju të dyve. Nuk është gjë e keqe që personit të dashur t’i drejtoheni me fjalët i dashur apo e dashur, por nuk është e thënë që njëri-tjetrit t’ia rikujtoni kur është koha që konsumoni diçka.
“Ne” në çdo bisedë përdoret thuajse nga shumica e çifteve. Në fjali është në rregull të përmendet “ne” nëse partnerët kanë bërë diçka bashkë, mirëpo nuk duhet insistuar në atë “ne”, nëse është më logjike të thuhet unë, ai ose ajo. Ekzistojnë situata në të cilat duhet të flitet si individ.
Të treguarit emocionalë më tepët se sa duhet nuk është e gabueshme, mirëpo duhet ditur që për çdo gjë ekzistojnë vendi dhe koha. Në rast të përkëdheljes së tepruar, njerëzit që ndodhen afër jush nuk do të ndihen mirë.
Ndërkaq, nëse keni debatuar me partnerin dhe keni pasur një mosmarrëveshje duhet të dini se shmangia e konfliktit nuk funksionon. Sipas terapistes Caitlin Kantor nëse mund të mësoni më shumë për njëri-tjetrin përmes diskutimit, atëherë kjo është vërtet e shëndetshme.
Për të siguruar një debat produktiv me partnerin tuaj, ka disa gjëra që duhet të keni parasysh, të tilla si mënyra se si i qaseni bisedës dhe sa të dëgjueshëm gjatë një debati. Por a keni dëgjuar se mbajtja e dorës së partnerit gjatë një debati mund të ketë shumë përfitime?! Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.