Duke i përkëdhelur me disa ushqime po i dëmtoni shëndetin, çfarë nuk duhet t’i jepni qenushit tuaj!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Duke i përkëdhelur me disa ushqime po i dëmtoni shëndetin, çfarë nuk duhet t’i jepni qenushit tuaj!

Ne imponojmë zakone njerëzore në jetën e qenushëve tanë, nga veshja e rrobave deri tek dhënia e ushqimit që hamë vetë, si çokollata apo frutat. Megjithatë, tek ushqimi duhet të jeni të kujdesshëm. Shumë nga produktet mund të jenë të dëmshme për organet e kafshëve shtëpiake.

Çokollatë dhe kafeinë

Ushqimet që përmbajnë ndonjë nga këto produkte mund të jenë shumë të dëmshme për qentë. Ato irritojnë stomakun dhe mund të shkaktojnë dhimbje, diarre ose të vjella. Nëse konsumi i çokollatës dhe kafeinës ndodh në mënyrë të përsëritur, në afatgjatë mund të përfundojë me probleme me zemrën.

Produktet e qumështit

Qumështi është një nga ushqimet që stomaku i qenit e toleron më pak. Djathin dhe kosin mund t’i konsumojnë, por gjithmonë në doza të vogla.

Ëmbëlsirat

Ushqimet që përmbajnë produkte me origjinë artificiale, si bojërat ose sheqeri, duhen lënë jashtë dietës së kafshëve tona. Për të ëmbëlsuar ushqimin në fjalë, përdoret ksilitoli, një substancë që mund të ketë efekte shkatërruese te qeni juaj.

Kajsi dhe pjeshkë

Rreziku i këtyre frutave qëndron kryesisht në bërthamën e tyre. Përtej madhësisë, bërthamat përmbajnë edhe cianid. Bërthamat e disa frutave mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e qenve. Ky është rasti i bërthamës së qershisë, që mund të jetë helmuese.

Alkooli

Edhe pse nuk është një ushqim në vetvete, alkooli është shumë i dëmshëm për qentë. Substancat që përmbajnë alkool mund të shkaktojnë ngordhjen e tyre.

Rrushi

Është një frut i ndaluar për qentë. Kjo për shkak të një substance që është toksike në organizmin e qenit, që shkakton një ndryshim metabolik që çon në siklet në zorrë, që mund të shkaktojë të vjella dhe diarre.

Agrumet

Limonët, portokallet apo mandarinat nuk rekomandohen për konsum sepse acidi në këto fruta mund të dëmtojë stomakun e qenit.

Hudhra

Hudhra përmban tiosulfat, ashtu si edhe qepa. Duke qenë se organizmit të qenit i mungon enzima e nevojshme për ta tretur atë, nuk toleron asnjë nga këto ushqime. Konsumimi i tyre mund të shkaktojë takikardi dhe të fikët tek qentë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE