Francë/ Nisja e raketës Arian 6 pritet në fund të këtij viti!
Nëse nuk ka vështirësi të paparashikuara, fluturimi i parë i raketës Arian 6 pritet në fund të vitit 2023, tha sot Philippe Baptiste, njeriu i parë i Qendrës Kombëtare Franceze për Studime Hapësinore (CNES).
Ai tha se fluturimi i parë i raketës Ariane 6 është planifikuar për në fund të këtij viti, por se data mund të shtyhet më tej në rast se gjatë testeve zbulohen probleme teknike, raporton e përditshmja e Parisit Figaro.
“Gjithçka kushtëzohet nga aspektet teknike dhe problemet e mundshme që mund të lindin gjatë testeve të kombinuara të raketës dhe platformës së lëshimit në kozmodromin Kour në Guiana Franceze”, tha Batiste.
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), prodhuesi kryesor i shumicës së lëshuesve evropianë, konfirmoi se lëshimi i Ariane 6 pritet në tremujorin e katërt të këtij viti.