Grupi i Alibeajt tërhiqet nga ankimi për bashkimin e dy statuteve: Mban peng gjykimin e vendimit për vulën e PD-së!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grupi i Alibeajt tërhiqet nga ankimi për bashkimin e dy statuteve: Mban peng gjykimin e vendimit për vulën e PD-së!

Që në Apel t’i hapet rrugë gjykimit të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për vulën e PD-së, grupi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve, të kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit 2021.

Me pushimin e çështjes për bashkimin e statuteve i hapet rrugë vetëm regjistrimit të ndryshimeve statutore në Kuvendin e 17 Korrikut që u mbajt nga Lulzim Basha. Sot në gjykatë, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa paraqiti kërkesën lidhur me përshpejtimin e gjykimit të çështjes Zhukri.

Sefa tha se “Apeli duhet të japë vendimin para zgjedhjeve vendore të 14 majit”. Sipas tij, “çështja për bashkimin e dy statuteve pengonte gjykimin mbi vendimin që mori gjyqtari Agron Zhukri për t’i dhënë vulën Sali Berishës”. Kjo është edhe arsyeja e këtij hapi pas, që Apeli të japë vendimin përfundimtar. Po ashtu pretendoi se çështja është zvarritur qëllimisht, duke u shndërruar artificë juridike.

Në Gjykimin e sotëm për të cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcaktohet nëse Kuvendi i korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se u bazua mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, vijimi i gjykimit të kësaj çështjeje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artifice juridike që po zvarritet, ne jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje, ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në datën 31 maj. Zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do të sjellë edhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik të PD-së gjatë këtyre muajve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE