Me naftë apo benzinë? Gjithçka që duhet të dini para se të zgjidhni makinën tuaj

vovalbania January 17, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Me naftë apo benzinë? Gjithçka që duhet të dini para se të zgjidhni makinën tuaj

Naftë apo benzinë? Kjo është pyetja qe e dëgjojmë më së shpeshti në mesin e shoqërisë apo edhe në internet. Gjithashtu është gjëja e parë që ju duhet ta konsideroni para se të blini një makinë. Të dyja këto lloje të makinave i kanë përparësitë dhe të metat e tyre. Prandaj, zgjedhjen që ju do të bëni do të varet plotësisht nga preferencat e juaja. Për të ua lehtësuar punën, më poshtë do të bëjmë një krahasim në mes makinave me naftë dhe atyre me benzinë.

Dallimi kryesor në mes motorëve të makinave me naftë dhe benzinë është efikasiteti termik që motorët me naftë kanë. Motori me naftë është 20% më efikas sesa motorët me benzinë. Gjë që ndikon drejtpërdrejtë me rritjen e ekonomisë së karburantit në 20%.

Motorët me naftë përdoren në shumë lloje të pajisjeve dhe automjete për shkak të çmimit më të ulët të karburantit dhe efikasitetit që kanë.

Në anën tjetër, motorët me benzinë kanë pikë të lartë të qëndrueshmërisë, por një pikë të ulët ndezjeje. Karburanti i motorit kom presohet me ajër të pastër dhe pasi pistoni të jetë më majën e goditjes, ndodh një shkëndi e cila shkakton ndezjen e motorit dhe bënë që motori të jetë i gatshëm për operim.

Një tjetër veçori që i ndan motorët e naftës me atë të benzinës është jetëgjatësia e motorit.

Cilindrat e motorit me benzinë ka gjasa të dëmtohen pasi që motori të arrijë 120.000 deri ne 150.00 milje. Gjë që ndikon në në efikasitetin e motorit. Ndërsa ndryshe nga motori me benzinë, ai me naftë njihet për jetëgjatësi më të madhe përfshirë arritjen e miliona miljeve. Por, në rast se ndodh që cilindri ka nevojë për ndërhyrje, atëherë, ai mund të zëvendësohet pa pasur nevojë të ndërrohet gjithë motori.

Tashmë është e ditur se makinat me naftë kushtojnë më shumë se ato me benzinë. Ndërsa, marrë parasysh ndryshimet e shpeshta të çmimit të karburantit, çmimet për naftë dhe benzinë janë mesatarisht të përafërta me njëra tjetrën. Prandaj, para se të blini makine të re ju duhet të vendosni nëse iu përshtatet që makina të jetë naftë apo benzinë. Si dhe të llogarisni se sa karburante harxhojnë makine në ambiente lokale dhe të hapura.

Makinat me motor me naftë janë më të kushtueshme për mirëmbajtje sesa ato me benzinë. Motori me naftë ka pjesë të cilat duhet kontrolluar më shpeshë dhe që motorri me benzinë nuk i ka. Në krahasim me rezervuarin e benzinës, ai i naftës është më i madh. Pjesët e motorit të cilat kërkojnë më shpesh zëvendësim tek motori i naftës janë filtrat e karburantit dhe shpërndarësi i ujit. Ndërsa, motorët e benzinës, pjesët si priza e shkëndijës dhe ftohësi i motorit, janë pjesë të cilat kanë qëndrueshmëri më të madhe. Pra, nuk kanë nevojë për zëvendësime të shpeshta. Makinat të cilat janë me naftë zakonisht përformojnë më mirë gjatë vozitjes sesa makinat me benzinë. Motorët me naftë janë shumë më të fuqishëm. Ata gjithashtu i karakterizon vozitja komode. Ndërsa, motorët me benzinë kanë një llojë zhurme dhe dridhje gjatë vozitjes gjë që e bënë vozitjen e tyre jo edhe aq komode sa veturat me motor prej nafte.

Pas gjithë kësaj analize, vendimi se a do të zgjidhnit makinën me benzinë apo naftë në rast se iu ofrohet mundësia për të blerë një veturë të re, e merrni ju. Shqyrtojini këto analiza dhe merrni vendimin e duhur për ju.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE