Gent Hazizi krahason shtëpinë e “BBV 2” me një shfaqje teatrale ku mbretin e vranë!

vovalbania January 18, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Gent Hazizi krahason shtëpinë e “BBV 2” me një shfaqje teatrale ku mbretin e vranë!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në pjesën e dytë ka qenë një nga ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, Gent Hazizi. Aktori ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij për aq kohë sa qëndroi brenda, për të cilën tha se:

Për mua “Big Brother”-i nisi pak fort dhe nuk duhet të niste ashtu. E para e punës duhet të njiheshin njerëzit por dikushi nuk na la të njihnim njerëzit.

A ishte ky dikush Olta?! Gent Hazizi e pranoi duke thënë se:

Ajo ashtu e nisi lojën që në fillim edhe piketimi i parë ishte Zhaku, që doli dhe nuk e mbajti dot presionin. Aty unë e thashë që kokën njeri nuk ma ha dot sepse nuk më nxirni dot, mua më nxjerr publiku, familja ime më nxjerr e para. Nëse sjellja ime në shtëpinë e “BBV” do të kishte dalje nga natyra dhe negativitet, si konkurrent kisha familjen time në radhë të parë dhe publikun. U piketova unë, tani është piketuar Luizi. Ai është Hamleti tani. 

Aktori i njohur bëri edhe një paralelizëm dhe e ktheu shtëpinë e “BBV” në një shfaqje teatrale ku tregoi se do të ishte një tragjekomedi ku Mbreti i cili ishte ai u vra, pra babai i Hamletit. Ai e ndau në katër akte me personazhë pozitivë, negativë apo protagonistë dhe antagonistë ku të tillë ishin Olta me grupin. Akti i parë ishte vrasja e mbretit, i dyti ishte me fillimin e një historie dashurie mes Luizit dhe Kiarës. Akti i tretë është lufta kundër antagonistëve dhe ai i katërti ka të bëjë me triumfimin e dashurisë.

Por Luizi ka mbështjetje goxha të madhe, bravo i qoftë Arbanës që menaxhoi një situatë shumë të rëndë të krijuar. 

Çfarë do të bënte Genti ndryshe?

Asgjë nuk do të bëja ndryshe. Ky ishte momenti im dhe deri aty ishte loja. E ngritën lart nivelin e lojës së pisët, nuk ishte për nivelin tim sepse unë bëj lojë shumë të pastër. 

Çfarë mendon Genti për Amosin?

Ka qenë një film që titullohet “Asgjë nuk harrohet”. Personazh filmi. Amosi  është i përfshirë në një lojë dhe mua më vjen keq se është goxha djalë, po nxjerr parimorin, ai që mbron të drejtat e femrave dhe grave, këtu pastaj flet me arrogancë por për mua nuk po bën një lojë të mirë.

A do të donte të rrinte më gjatë Genti në shtëpinë e “BBV”?

Patjetër, sidomos për faktin që unë kur dola e pashë që publiku ishte në krahun tim.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65730 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE