Abuzimet me tenderat, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Roshi në SPAK!

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Abuzimet me tenderat, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Roshi në SPAK!

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi hyri këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, ku u pyet për rreth një orë.

Roshi u pyet nga prokurorja Enkeleda Minollaj dhe në përfundim ai u largua nga ambientet e SPAK pa dhënë asnjë prononcim për mediat, ndërsa u kujdes që mos dukej në kamera.

SPAK është duke hetuar për abuzime me tenderat publik në bashkinë e Kavajës, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Elvis Roshi.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme është pyetur nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe si ish-titullar institucioni publik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65730 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE