Futbollisti i Kombëtares Shqiptare së shpejti baba për herë të parë!
vovalbania
January 19, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe Romës, Marash Kumbulla, do bëhet baba për herë të parë. Mbrojtësi ka ndarë lajmin e ëmbël me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram. Ai ka publikuar një foto së bashku me partneren e tij Greta ku mbajnë një fanellë me numrin 24 në të cilën shkruhet “Papa”.
Gjithashtu ata publikuan edhe një foto nga vizita që kishin bërë te mjeku duke treguar ekografinë e fëmijës. Ndërkaq, Marash ka shkruar:
Je emocioni më i madh në jetën tonë. Mami dhe babi po të presin dhe të duan shumë.