Kjo është arsyeja e fortë përse babai i Sarah Berishës dhe DJ Pm nuk do të kenë kurrë një ‘marrëdhënie’ të mirë me njëri-tjetrin
Sarah Berisha ka treguar së fundmi për ndjekësit marrëdhënien që ka Dj PM me vjehrrin e tij, babain e blogeres.
Duket se kur vjen puna për tek futbolli, ata nuk i kanë punët dhe aq mirë me njëri-tjetrin.
DjPM ose ndryshe Pajtim Krasniqi ka treguar se është një fans i madh i Milanit. Por duket se babai i partneres së tij qenka gjithashtu një tifoz flaktë i skuadrës rivale, Interit.
Gjatë mbrëmjes së ndjeshme Milan dhe Inter luajtën në finalen e Superkupës së Italisë ku këta të fundit kanë fituar 3me 0.
Sara publikoi një foto të bisedës me babain e saj, i cili ka ‘ngacmuar’ PM pas fitores së Interit.
“Bëji të fala PM”- shkruante babai i blogeres ndërsa ajo theksoi krahas postimit :”Kjo është e vetmja arsye pse babi im dhe PM nuk do të shkojnë kurrë mirë”.
Kujtojmë se Sara dhe PME nisën romancën e tyre 1 vit më parë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe arritën të rrëmbenin zemrën e publikut. Lidhja e tyre u përkrah që nga fillimi por kishte nga ata që edhe nuk besuan që do të zgjasë deri sot e tutje.
Lidhur me këtë blogerja e njohur u pyet gjatë një bisede me ndjekësit e saj. “Çka ke për t’ju thënë atyre që menduan që lidhja juaj nuk do të zgjasë pas BB, ps: jeni yje”, ishte pyetja të cilës Sarah iu përgjigj: Nuk kam për t’i thënë asgjë. E kuptoj që secili ka mendimin e tij dhe është e drejta e tyre të besojnë çfarë të duan. Koha tregon gjithçka.